Transforming Innovative Concepts into Powerful Solutions

31 FEST

Per ne

31 Fest (Treni Fest) nuk është veç një festival.
Është një lëvizje urbane për muzikë të re, ide të freskëta dhe zëra që s’kanë pasë skenë deri sot. Është lokomotiva që i thërret krejt me hyp n’tren – edhe nëse je në fillim, edhe nëse s’e din ende kah po shkon saktë.
Te 31 Fest nuk të duhet ekip i madh, nuk të duhet buxhet, nuk të duhet famë.Krejt çka na duhet prej teje është:

IDEJA jote dhe vullneti me kriju.

Për krejt tjerat, jemi na me ty – prej konceptit të këngës, te studio, te video, e deri te platformat si Spotify dhe YouTube.

Çka ndodh në 31 Fest:

  • Gigs live në bare & hapësira urbane
  • Sesione regjistrimi – ta kthejmë idenë në këngë reale
  • Video-podcast & biseda pa filtra për muzikë dhe skenë
  • Takime me njerëz të industrisë
  • Final show i madh me transmetim live
  • Votim nga publiku + juria

  • Rreth 20 artistë/banda hyjnë n’tren. Gjatë rrugës dokumentojmë krejt: prej idesë së parë, te prova, studio, performanca, e deri te publikimi online. Në fund, në skenën finale, dalin 3 fitues – që vazhdojnë me mbështetje reale për çmime dhe projekte tjera.

    Thirrje për Aplikim – Krejt çka na duhet prej teje është ideja

    Nëse:
    Ke ide për këngë, po s’ke pasë kush me ta realizu
    Ke tekst në notes, beat në laptop, apo riff n’kitarë
    Je solo ose bandë
    Je në fillim, ose në mes t’rrugës

    31 Fest është vendi yt. Hyp n’tren.

    Na:
    ta ndihmojmë me e zhvillu idenë
    ta ofrojmë studio & regjistrim
    ta krijojmë videon
    ta bëjmë branding-un
    ta qesim këngën n’platforma si Spotify & YouTube
    ta qesim n’skenë para publikut real

    - Afati i aplikimit: PREJ TASH???? Apliko këtu: [Linku i aplikimit]
    - Ky tren niset prej idesë sate

    Nëse ke ide, ke zë, ke çka me thonë - 31 Fest është lokomotiva jote.
    Tjerat i rregullojmë bashkë.

    Our Team

    Urim Vesleaj

    Drejtor

    Betim Bekteshi

    Muzikante

    Our Board

    Marina Queins

    Board Member

    Partners

    Donors